Arben Gashi kapet sërish me Nagavcin: A vjen minstri a s’vjen është punë për të, mundeni me fillu mocion mosbesimi ndaj tij

12:31 | 27 Nëntor 2020

Gashi kapet sërish me Nagavcin: A vjen minstri a s’vjen është punë për të, mundeni me fillu mocion mosbesimi ndaj tij.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka kundërshtuar nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci rreth fillimit të interpelancës.

Në emër të Komisionit për Siguri ka folur Fatmire Kollçaku, për të cilën Gashi tha se nuk mundet dikush me fol në emër të komisionit dhe pastaj të thuhet se interpelanca nuk ka filluar.

“Në bazë të çfarë rregullore bëhet ky veprim. Kerkush nuk mundet me folë në emër të komisionit. Nuk mundet dikush me fol 12 minuta e me thonë që nuk ka fillu. A vjen minstri a s’vjen është punë për të, mundeni me fillu mocion mosbesimi ndaj tij”, tha Gashi.

Madje Gashi i tha se Nagavci është duke abuzuar në mënyrë flagrante me pozitën e karrikes së nënkryetarës së Kuvendit.

Në Kuvend ka filluar interpelanca ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu rreth sigurisë në vend, por i njëjti nuk është prezentë në sallë.

Komento: