
Arbër Hajdari ia “mbyll” gojën Efit: Miqtë e mi nuk i shaj e nuk flas keq për ta, vendosi të heshtë.
Luizi dhe Efi kanë debatuar edhe sonte në “prime” pikërisht lidhur me miqësinë e tyre.
Nga një mendim e dhanë edhe opinionistët, shkruan lajmi.
Arbëri ishte ai i cili i tha se Efit se kur i konsideron miqë disa persona vendos të heshtësh.
Sipas tij miqtë nuk shahen e as nuk flitet keq për ta.
Në anën tjetër ai “sulmoi” edhe Luizin lidhur me deklaratat e tij për “Për’puthen”.
Opinionisti tha se ajo ishte “për’puthse” edhe kur ata ishin miq dhe kur i thoshte se ishte më e forta.
Zhaklina në anën tjetër tha se ata duhet t’i kërkojnë falje njëri-tjetrit sepse të dy kanë gabuar.
