Arbër Pajaziti zgjidhet kryetar i Bujanocit

18:13 | 30 Korrik 2024
arber-pajaziti-zgjidhet-kryetar-i-bujanocit

Arbër Pajaziti është zgjedhur sot kryetar i Komunës së Bujanocit, përderisa kryetar i Kuvendit Komunal është zgjedhur Driton Rexhepi, raporton Front Online.

Zgjedhjen e Pajazitit dhe Rexhepit e kanë bojkotuar këshilltarët e tri subjekteve politike shqiptare në Bujanoc (LPD, PD dhe PVD), si shenjë revolte e koalicionit të Pajazitit me gjitha subjektet politike serbe dhe rome në këtë Komunë.

Opozitë në Komunën e Bujanocit kanë mbetur tri partitë e lartëpërmendura shqiptare, të cilat i kanë 18 këshilltarë nga 41 sa ka gjithsej Kuvendi Komunal. /FrontOnline/

Komento: