Arbër Rexhaj i VV-së kandidat për deputet me numrin 29

02:53 | 13 Dhjetor 2024
arber-rexhaj-i-vv-se-kandidat-per-deputet-me-numrin-29

Deputeti Arbër Rexhaj ka njoftuar se do të rikandidojë për deputet në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se do të jetë pranë qytetarëve, teksa ka kërkuar mbështetjen e tyre.

Postimi i plotë:

Lëvizja VETËVENDOSJE më ka kandiduar kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare me numrin 29.

Gjithmonë kam qenë pranë jush, dhe ju pranë meje!

Pres mbështetjen tuaj e cila nuk më ka munguar asnjëherë. Na priftë e mbara!

#ArberRexhaj29

Komento: