Arbër Zeneli më këtë mesazh ju dëshiron suksese shokëve kundër Çekisë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Arbër Zeneli më këtë mesazh ju dëshiron suksese shokëve kundër Çekisë

12:56 | 07 Shtator 2019

Është lojtari me i mirë i Kosovës.

Arbër Zeneli s’do të zbresë sot në “Fadil Vokrri” për ta ndihmuar Kosovën kundër Çekisë.

Një ndër më të mirët te “Dardanët” vazhdon të jetë i lënduar pasi këputi ligamentet
gjurit në ndeshjen me Malin e Zi në qershor, lëndim që do ta lërë jashtë
fushave deri në fillim të vitit 2020.

Sidoqë të jetë, Zeneli, përmes një postimi në rrjetet sociale, u ka dërguar mesazh
shokëve të skuadrës duke i uruar suksese Kosovës.

“Suksese sot djema, ne jemi me ju”, ka shkruar Zeneli mbi foton e postuar në Instastory.

Përveç Zenelit, Kosova do të jetë sot edhe pa Rashicën, Kolollin, Shalën e Kryeziun – që të gjithë lojtarë të formacionit të parë.

Komento: