Arbërie Nagavci: Pa VV’në s’mund të zgjedhet presidenti, e dinë që s’mund të bëjnë pazare me ne

20:34 | 26 Shtator 2020

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizje Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, thotë se pa VV-në nuk muvd të zgjedhet presidenti.

Nagavci ka shkruar se Isa Mustafa, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka dekaluar se për postin e Presidentit duhet të flasë me VV-në ose Partinë Demokratike të Kosovës, sepse pa njërën nga këto parti s’mund të zgjedhet Presidenti.

“Ndërkohë ka thënë se duhet të hiqen vijat e kuqe për PDK, duke treguar se kah po shkojnë si parti. Mirë që edhe deklarativisht i kanë hequr vijat e kuqe, më e qartë për ndokënd që eventualisht akoma ka besuar në krerët e LDK-së”.

“E vërteta është jo pa njërën nga këto parti, por vetëm pa VETËVENDOSJE! s’mund të zgjedhet Presidenti/ Presidentja dhe këtë e dinë mirë, ashtu sikurse e dinë që me LV! s’mund të bëjnë pazare”, ka shkruar Nagavci në rrjetin social Facebook.

Komento: