Ardhja e 100 mijë vaksinave e gëzon presidenten Osmani: Ditë më të mira kemi përpara nesh

10:56 | 28 Maj 2021

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar për ardhjen e mbi 100 mijë vaksinave nga COVAX si dinacion në Kosovë.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka thënë se tani Kosova fle me 100 mijë e 620 fije shprese më shumë, si dhe me besim më të madh se do të dalim fitimtar në këtë betejë me virusin, shkruan lajmi.net.

“Ditët më të mira i kemi përpara nesh”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Sonte Kosova fle me 100,620 fije shprese më shumë, duke u shtuar kështu besimi që dita ditës po dalim fitimar në këtë betejë me COVID-19.

Mirënjohës e falenderues ndaj COVAX për vaksinat. Ndërkohë, vazhdoni të jeni të kujdesshëm. Ditët më të mira i kemi përpara nesh.

Komento: