Arian Tahiri emocionohet nga mbështetja në një tubim të PDK-së ku nuk ishte i pranishëm

10:40 | 03 Qershor 2026
arian-tahiri-emocionohet-nga-mbeshtetja-ne-nje-tubim-te-pdk-se-ku-nuk-ishte-i-pranishem

Kandidati për deputet nga radhët e Partia Demokratike e Kosovës, Arian Tahiri, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj aktivistëve dhe mbështetësve të partisë, pasi në një tubim të PDK-së është shfaqur mbështetje për të edhe pse ai nuk ka qenë i pranishëm fizikisht.

Tahiri ka bërë të ditur se një fotografi e dërguar nga tubimi e ka emocionuar thellësisht, pasi në të pasqyrohej përkrahja dhe besimi që aktivistët po tregojnë ndaj tij në qytete, lagje dhe fshatra të ndryshëm të Kosovës.

Sipas tij, fakti që mbështetësit e kanë promovuar dhe përkrahur edhe në mungesë të tij në aktivitet përbën dëshmi të besimit dhe përkushtimit që ata kanë ndaj tij dhe angazhimit të tij politik.

“Kjo fotografi më erdhi nga një tubim i PDK-së dhe më emocionoi thellësisht. Edhe pse nuk isha i pranishëm fizikisht, mbështetja, besimi dhe përkushtimi që po tregojnë ndaj meje aktivistët e Partisë Demokratike të Kosovës në çdo qytet, lagje dhe fshat të Kosovës më japin forcë dhe motivim të jashtëzakonshëm”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka falënderuar aktivistët, mbështetësit dhe qytetarët për përkrahjen e vazhdueshme, duke theksuar se besimi i tyre mbetet motiv i rëndësishëm për të vazhduar angazhimin politik dhe rrugëtimin e tij në zgjedhje.

Komento: