Arifi për Kurtin: Për me bashkëpunu me të duhet t’i nënshtrohemi, kërkon të jemi duarputhës

09:09 | 02 Shkurt 2024
arifi-per-kurtin:-per-me-bashkepunu-me-te-duhet-t’i-nenshtrohemi,-kerkon-te-jemi-duarputhes


Shqiprim Arifi, kryetar i Preshevës për Front Online thotë se Qeveria e Kosovës i ka përçarë shqiptarët atje, e që qeveritë e kaluara nuk e kanë bërë këtë.

“Qeveritë e mëhershme nuk na kanë dëmtuar e nuk na kanë përçarë, nuk kanë marr vendim që ne mos me qenë brenda dialogut, kurse Qeveria Kurti edhe ka marr vendim që mos me qenë brenda në dialog por edhe na kanë përqarë brenda në vazhdimësi”, ka thënë ai.

Ai madje thotë se bashkëpunim me Kurtin nuk kanë.

Arifi thotë se për të bashkëpunuar me Kurtin duhet të jemi duarputhës.

“Fatkeqësisht, ne nuk kemi bashkëpunim me Kurtin edhe pse ne ia kemi kërkuar. Kurti nuk lyp bashkëpunim por lyp që me qenë duarputhës, unë nuk kam mundur me qenë, ju po e shihni që as Edi Rama nuk është, po e shihni Ali Ahmeti nuk është, por duhet të shihni që askush nuk hyn nën kushtet e bashkëpunimit të Kurtit siç ai e mendon bashkëpunimin, që në fakt ai nuk është bashkëpunim, ai është nënshtrim çka kërkon ai”, u shpreh ai.

 

Komento: