Arifi për vizitën e emisarit të BE-së: Vizitë për me thanë që dialogu është gjallë, por deri në vikend harrohet

18:08 | 24 Prill 2025
arifi-per-viziten-e-emisarit-te-be-se:-vizite-per-me-thane-qe-dialogu-eshte-gjalle,-por-deri-ne-vikend-harrohet


Ish-kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, ka komentuar vizitën e sotme të emisarit të BE-së, Peter Sorensen, duke e cilësuar atë si një veprim tërësisht simbolik dhe pa ndonjë peshë reale në situatën aktuale politike në vend.

“Vizitën e emisarit të BE e shoh si vizitë për me thanë emisari që dialogu është gjallë, kurse Bislimi e Petkoviq me thanë që janë të përkushtuar për dialog – e deri në vikend me u harru kjo vizitë,” ka deklaruar Arifi.

Ai ka shtuar se në mungesë të një qeverie funksionale në Kosovë, çdo angazhim për dialog mbetet thjesht formalitet. “Derisa të krijohet Qeveria, gjithçka është kurtuazi e kurgjo tjetër,” përfundoi ai.

Komento: