Arifi: Vetëvendosja koordinohet me Serbinë, vendimet po shkojnë në dëm të shqiptarëve

08:33 | 23 Prill 2024
arifi:-vetevendosja-koordinohet-me-serbine,-vendimet-po-shkojne-ne-dem-te-shqiptareve


Në shkarkimin e kryetarit të Preshevës, ka gisht edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kështu po pretendon vet Shqiprim Arifi.

Ai tha për Front Online se disa shqiptarë janë bashkëpunëtor të Kurtit që mundësuan shkarkimin tim bashkë me Vuçiqin.

“Shkarkimi i Vuçiqit nuk ka mundësi të bëhet realitet pa pasur dikë nga shqiptarët politik në Luginë të cilët më zëvendësojnë mua deri në zgjedhje e radhës e këta shqiptarë janë të gjithë bashkëpunëtorë dhe këshilltarë të Albin Kurtit dhe këta nuk kanë mbajtur të marrin pjesë në shkarkimin tim pa aprovimin e Kurtit se Vetëvendosja koordinohet me Serbinë që shkojnë në dëm të shqiptarëve kudo qofshin”, ka deklaruar Arifi.

Komento: