
Arilena Ara festoi ditëlindjen e 23-të mbrëmë.
Ditën e djeshme, këngëtarja, Arilena Ara festoi ditëlindjen e saj të 23-të.
Përmes rrjeteve sociale, miqtë e ndjekësit e uruan këngëtaren me postime të ndryshme. Madje, në mbrëmje ajo mblodhi miqtë e personat më të dashur buzë detit, për një festë verore.
Ara ka gati publikimin e albumit e parë të karrierës, ku ka shprehur nëpërmjet muzikës të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda saj.
Albumi do të vijë nën titullin “POP ART” dhe kënga me reperin, Noizy është publikuar gjatë javës së kaluar e titulluar ‘Murder’ e që edhe në këtë festë ajo u pa pranë reperit.
“Sado që mundohem nuk kam fjalë mjaftueshëm për të shprehur ndjesinë. E lumtur të ndaj me ju lajmin që Albumin tim të parë e ndajnë vetëm pak ditë nga publikimi! Në “POP ART” kam shprehur nëpërmjet muzikës të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda meje!”, ka shkruar ajo.

