Arjola Demiri ka një mesazh për shqiptarët në lidhje me Edi Ramën

21:55 | 26 Prill 2021

Demiri: Besoni te Edi Rama, ai e don Tropojën dhe e ka dëshmuar

Aktorja e njohur Arjola Demiri apo siç njihet më shumë si “Xhbanja” e “O sa mire” ka bërë një reagim për disa paragjykime që i janë bërë.

Ajo publikoi një shkrim në lidhje me komentet që ka marrë për përfshirjen e saj në politikë.

Arjola u shpreh se është bashkuar me Ramën për shkak të realitetit që jeton.

Deklarata e plotë e saj.

“Ndihem e revoltuar…! Nje vit me pare aspak per anesi politike dhe as si supersticioze u bashkova publikisht me Edi Ramen jo per pikpamje por per perjetimin e nje realiteti premtues ne Vendlindje e me gjere qe mbante vulen dhe kurajon ekskluzive te Edi Rames…! Me kane fyer, intimiduar e kercenuar…por besomeni se jo vetem nuk jam frikesuar e intimiduar por me kane inkurajuar. Nuk eshte ne zakonin tim mallkimi dhe per me teper ne kete Muaj te Shenjte por nuk mund ta fsheh antipatine per ata drejtues-perfitues te Tropojes qe vulosen me turp djallezine, paaftesine dhe pabesine jo vetem ndaj Edi Rames por se pari ndaj Vendlindjes. E turpshme te shperblesh me vote politike ata qe krijuan varre dhe bukurite e shenjta te Valbones i kthyen ne biznes privat. Edi Rama mori voten e te papuneve ne Tropoje biles demokrate por firuan votat e atyre qe ju besuam…!Megjithate ti percjellim mjeranet me postulatin e Jesus Krishtit… “Te mjeret nuk dine se ç’bejne”!Besoni te Edi Rama..ai e don Tropojen dhe e ka deshmuar. Ata qe e keqperdoren dhe prej 8 vitesh dehen me Xhoni e tendera t’i numerojne ditet…! Po troket darka e fundit!”, shkroi ajo

Komento: