Arjola na njofton me mashkullin që e ka transformuar në pamje

17:30 | 01 Mars 2022

Ajo ishte njëra nga kandidatët që nuk e preku finale e Big Brother VIP.

Megjithatë, Arjola Demiri, e fitoi Big Brother pasi produksioni ia dhuroi asaj një banesë ku do të jetojë bashkë me fëmijët e saj, shkruan ORAinfo.

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Arjola fitoi zemrat e shumë adhuruesve, pasi ajo u tregua shumë e dashur dhe tejet e kujdesshme me çdo banorë.

E pas daljes, aktorja po vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale.

Arjola se fundmi ka publikuar një video ku shfaqet se sapo është grimosur e rregulluar të frizeri.

Për dukjen e saj është kujdesur grimeri Arbër Bytyqi.

Në këtë pamje Arjola është transformuar. Kaq joshëse po duket ajo. /ORAinfo/

Komento: