
Produksioni i ‘Big Brother VIP Albania” po përfiton sërish në kurriz të banorëve.
Pas suksesit të madh të këngës së Luiz Ejllit për Kiara Titos “Me ty”, e cila u publikua në ‘Youtube’ e Top Channel, të njëjtin fat do ketë edhe ajo e Armaldo Kllogjerit.
Maestro, këndoi mbrëmjen e kaluar këngën dedikuar grave dhe femrave me rastin e ‘8 Marsit’.
Ai kishte bërë kërkesë në dhomën e rrëfimit, për krijimin e kësaj këngë.

E derisa produksioni, i dha shansin e e ndihmoi që ta bënte realitet dëshirën.
Por kënga do jetë në faqen zyrtare të Top Medias, e të gjitha fitimet nga klikimet do jenë të tyre.
Kështu u veprua edhe me këngën e Luizit, e cila për tre javë ka arritur 7.5 milionë klikime.
