Armatimi i Serbisë me raketa, reagon Presidenca: Po rrezikon paqen në Ballkan

11:12 | 25 Dhjetor 2021

Presidenca reagon për armatimin e Serbisë me raketa.

Shefi i Stafit në kabinetin e presidentes të Kosovës, Blerim Vela, ka reaguar pasi Serbia po vazhdon të blejë raketa nga Rusia.

Vela, përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se blerja e vazhdueshme të armëve ruse nga Vuçiq rrezikon paqen në Ballkan.

Ai ka thënë se ky veprim i Serbisë duhet të sanksionohet, njofton Klankosova.tv.

“Blerja e vazhdueshme e armëve ruse nga Vuçiqi rrezikon më tej paqen në rajonin tonë. Ashtu si Bjellorusia, Serbia është mjet i Rusisë për të rivendosur sferat e ndikimit kundër SHBA-së, BE-së dhe NATO-s që ngjajnë me periudhën e Luftës së Ftohtë. Prandaj, blerjet ushtarake të Serbisë duhet të sanksionohen”, ka shkruar Vela në Twitter.

Komento: