Aro Muriç testohet për koronavirus, ky është rezultati

18:24 | 11 Mars 2020

Dalin rezultatet e testit të koronavirusit për Muric e lojtarëve të Nottingham.

Nottingham Foresti ka lëshuar një njoftim për media, pas infektimit të pronarit të tyre Evangelos Marinakis me koronavirus.

Klubi anglez ka konfirmuar se ata kanë kompletuar testet e skuadrës së parë kundër virusit vdekjeprurës, pas rastit të parë të paraqitur tek ta.

Nottinghami ka bërë të ditur se nga analizat e bëra tek lojtarët e tyre, rezultatet kanë dalë negativ derisa pronari i tyre ka rezultuar pozitiv.

“Nottingham Foresti mund të konfirmojë se të gjithë lojtarët, stafi dhe zyrtarët e tjerë janë testuar për coronavirus dhe rezultatet kanë dalë negative”, thuhet në njoftimin e tyre.

Portieri i Kosovës, Aro Muric që është në huazim te Foresti nga Manchester City, po ashtu ka rezultuar negativ.

Gardiani i ‘Dardanëve’ do të jetë aktiv me Përfaqësuesen tonë më 26 mars në play-offin e Ligës së Kombeve kundër Maqedonisë së Veriut, mirëpo është opsioni që ndeshja të shtyhet shkaku i coronavirusit

Tashmë është zyrtare se takimi do të zhvillohet pa tifozë, andaj mbetet të shihet nëse do të suspendohet përballja që zhvillohet në fund të këtij muaji.

Komento: