Aro Muric zyrtarizohet tek skuadra turke

21:18 | 05 Gusht 2021

Arijanet Muric është zyrtarisht një futbollist i ri i skuadrës turke Adana Demirspor.

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës është huazuar tek skuadra turke për një edicion nga Manchester City.

Muric edicionin e kaluar ishte pjesë e skuadrës holandeze Willem II, por që këtë edicion ka vendosur ta vazhdoj karrierën në Turqi.

Klubi i rikthyer në elitën e futbollit turk i ka bërë një prezantim shumë interesant portierit të Kosovës.

Ata fillimisht kanë publikuar një video duke shkruar ‘2 metra’.

Disa minuta më vonë ka ardhur edhe prezantimi zyrtar i reprezentuesit kosovar.

Tek kjo skuadër, Aro Muric do ta ketë bashkëlojtarë Mario Balotellin dhe ish-kapitenin e Kombëtares së Zvicrës, Gokhan Inler.

Komento: