Arrestohen dy persona në Gjilan, e rrahën nënën

09:43 | 18 Mars 2023

E rrahën nënën, arrestohen dy persona në Gjilan.

Dy persona janë arrestuar të premten, rreth orës 18, në Gjilan, pasi dyshohet se e kanë rrahur të ëmën.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se dy djemtë e saj të dyshuarit meshkuj kosovarë, e kanë sulmuar fizikisht dhe shkaktuar shqetësime psikologjike”, thuhet në raportin policor.

Të dyshuarit, pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Komento: