Arrestohen dy persona në Prishtinë për grabitje ndaj tre shtetasve të huaj, sekuestrohen sendet e vjedhura

10:50 | 01 Korrik 2026
arrestohen-dy-persona-ne-prishtine-per-grabitje-ndaj-tre-shtetasve-te-huaj,-sekuestrohen-sendet-e-vjedhura

Policia e Kosovës, ka njoftuar se janë arrestuar dy persona në Prishtinë, të dyshuar për grabitje ndaj tre shtetasve të huaj gjatë ditës së djeshme.

Të arrestuarit janë N.K 26 vjeçar, dhe, A.K 26 vjeçar, nga të cilët janë sekuestruar sendet si dhe paratë që dyshohet se janë grabitur.

Komunikata:

Arrestohen dy persona të dyshuar për grabitje në Prishtinë

Prishtinë, 01 korrik 2026 – Dy persona të dyshuar për kryerjen e një grabitjeje ndaj tre shtetasve të huaj gjatë ditës së djeshme në Prishtinë janë arrestuar.

Falë veprimeve intensive hetimore të ndërmarra nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, në bashkëpunim me njësitë e Stacionit Policor Jugu, është arritur identifikimi dhe arrestimi i shpejtë i personave të dyshuar për këtë rast.

Të arrestuarit janë:

N.K., mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës;

A.K., mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Gjatë arrestimit, tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar sendet, si dhe paratë që dyshohet se janë grabitur.

Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.

Komento: