
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Pejë ka arrestuar 4 persona të dyshuar për veprat penale “lëndim i rëndë trupor”, “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “sulm” dhe “vetëgjyqësi”.
Me 15 tetor 2023, rreth orës 14:40, Policia është njoftuar se në rrugën “Qerim Muriqi” në Pejë, disa persona janë përfshirë në një rrahje.
“Policia menjëherë i është përgjigjur rastit, aty është kuptuar se të dyshuarit janë rrahur par arsye të një borxhi të mëhershëm, gjatë përleshjes lëndime trupore kanë pësuar njëri nga të dyshuarit dhe viktima, të njëjtit janë dërguar në emergjencën e Spitalit rajonal për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.