Arrestohet ferizajasi, postoi në rrjete sociale video me përmbajtje të abuzimit seksual me fëmijë

08:46 | 19 Tetor 2023
arrestohet-ferizajasi,-postoi-ne-rrjete-sociale-video-me-permbajtje-te-abuzimit-seksual-me-femije

Është arrestuar një person në Ferizaj pasi ka postuar video të abuzimit seksual me fëmijë.

Nga i dyshuari është sekuestruar një telefon celular me të cilin dyshohet se është kryer vepra.

Me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Ferizaj  18.10.2023 – 11:00. Një mashkull kosovar, është arrestuar për arsye se i njëjti kishte shpërndarë në rrejte sociale disa video me përmbajtje të abuzimit seksual me fëmijë. Nga i dyshuari është sekuestruar një telefon celular me të cilin dyshohet se është kryer vepra. Me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Front Online

Komento: