
Është arrestuar i dyshuari pasi që dje ka therur me thikë një person në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Viktima është duke u trajtuar në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë, gjithashtu edhe të dyshuarit iu është ofruar trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një thikë, njofton PK në raportin 24 orësh.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.