Arrestohet një person në Malishevë, e rrahu babain e tij

08:59 | 29 Dhjetor 2023
arrestohet-nje-person-ne-malisheve,-e-rrahu-babain-e-tij

Një person është arrestuar nga Policia në Malishevë.

I njëjti dyshohet se pas një fjalosje ka sulmuar fizikisht babain e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Malishevë / 28.12.2023 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një fjalosje dyshohet se kishte sulmuar fizikisht babain e tij duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./Front Online

 

Komento: