Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet se ngacmoi seksualisht një vajzë të mitur

14:03 | 09 Maj 2024
arrestohet-nje-polic-ne-gjakove,-dyshohet-se-ngacmoi-seksualisht-nje-vajze-te-mitur

Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën kanë arrestuar një zyrtar policor në Gjakovë me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “Ngacmim seksual “.

Hetuesit e IPK-së janë njoftuar përmes telefonit lidhur me dyshimet se ky zyrtar policor kishte kryer veprime të kundërligjshme.

IPK në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë ka filluar një hetim ndaj zyrtarit të dyshuar për veprën penale “Ngacmim seksual “ ndaj një viktime të mitur.

Hetuesit në koordinim me Prokurorinë e Shtetit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore ku pas këtyre veprimeve fillestare hetimore zyrtari policor është arrestuar të mërkurën, kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.

Komento: