Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile në Vushtrri

19:51 | 10 Tetor 2023
arrestohet-nje-serb-i-dyshuar-per-krime-lufte-kunder-popullates-civile-ne-vushtrri

Policia e Kosovës njofton se sot në orët e pasdites në Merdarë ka lokalizuar dhe arrestuar 52-vjeçarin, të dyshuarin mashkull/serb me iniciale T.B., i cili dyshohet për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Vushtrrisë.

Bëhet e ditur se personi i dyshuar është dërguar në polici dhe pritet të intervistohet në prezencë të avokatit mbrojtës, ku të gjitha procedurat e mëtejme do të ndërmerren në bashkërendim me organet e drejtësisë./Front Online

Komento: