Arrestohet një shtetas turk në Vërmicë, tentoi ta korruptojë policin me 10 euro

09:04 | 22 Qershor 2024
arrestohet-nje-shtetas-turk-ne-vermice,-tentoi-ta-korruptoje-policin-me-10-euro


Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një shtetas i Turqisë në pikën kufitare në Vërmicë, pasi i njëjti i ka ofruar 10 euro ryshfet zyrtarit policor.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“PKK Vermicë, 21.06.2024-11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi që i njëjti i ka ofruar 10 euro ryshfet zyrtarit policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

 

Komento: