Arrestohet Noizy në Vermicë nga Policia e Kosovës

11:01 | 16 Dhjetor 2021

Noizy arrestohet në Vermicë nga Policia e Kosovës, kjo është arsyeja.

Rigels Rajku apo i njohur me emrin artistik Noizy është arrestuar në territorin e Kosovës.

Telegrafi merr vesh se hip hop artisti i njohur shqiptar është arrestuar në në pikën kufitare në Vermicë mbrëmë nga Policia e Kosovës.

Deri tek arrestimi i tij ka ardhur pasi Noizy ka pasur një urdhëresë të gjykatës.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, por pa cekur emrin e artistit nga Durrësi.

“Shoqërohet një person me urdhëresë të gjykatës. Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë”.

“Ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë të gjykatës. Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Telegrafi do të ju mbajë të informuar për rastin në fjalë.

Komento: