Arreston një qytet për keqpërdorim besimi

20:28 | 30 Mars 2023

Policia e Kosovës arreston një qytet për keqpërdorim besimi.

Policia e Kosovës ka arrestuar një qytetar me arsyetimin se ka keqpërdorur besimin.

I dyshuari, me këtë rast raportohet të ketë shkaktuar një dëm prej 5000 eurosh, pasi ka shitur barna te një personi tjetër, ani pse ato ishin të destinuara, përcjell lajmi.net.

“Mbështetur në rezultatet e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se i njejti dyshohet se që nga shtatori i vitit 2022, duke keqëpërdorë besimin, ka përvetësuar një sasi të barnave të cilat më pas i ka shitur te një person tjetër (vlera e përafërt e dëmit të shkaktuar është rreth 50000 euro)”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Më poshtë edhe komunikata e plotë:

Dërgohet në mbajtje një person i dyshuar për veprën keqpërdorim i besimit

Hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, sot kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale keqpërdorim i besimit, rast i cili sot është paraqitur nga ankuesi.

Mbështetur në rezultatet e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se i njejti dyshohet se që nga shtatori i vitit 2022, duke keqëpërdorë besimin, ka përvetësuar një sasi të barnave të cilat më pas i ka shitur te një person tjetër (vlera e përafërt e dëmit të shkaktuar është rreth 50000 euro).

Personi i dyshuar:

– V, V, mashkull 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

me vendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që policia është në kërkim të personit tjetër qe mund të jetë i përfshirë në këtë rast.

Komento: