Arrihet marrëveshja, Cavani te klubi i madh

15:33 | 23 Dhjetor 2019

Atletico Madrid ka arritur një marrëveshje me sulmuesin e Paris Saint Germain, Edinson Cavanin.
 
Raporti detajon se si skuadra spanjolle ka arritur një marrëveshje tre-vjeçare me sulmuesin uruguaian 32-vjeçar, kontrata e të cilit skadon me klubin parizian, në qershorin e ardhshëm,përcjell ORAinfo.

Për më tepër, Atletico po shpreson ta sjellë atë në klub qysh në janar, për faktin se sulmuesi spanjoll Diego Costa është i lënduar.
 
Cavani ka bërë vetëm 11 paraqitje në të gjitha garat për PSG, duke shënuar tre gola në proces./ORAinfo/

Komento: