Arrihet marrëveshja, Florenzi do të transferohet te Milan

22:43 | 18 Gusht 2021

Alessandro Florenzi karrierën pritet ta vazhdojë te Milani.

Sipas mediave italiane, pas shumë negociatave më në fund Milani ka arritur marrëveshje me Romën për transferimin e Florenzit.

‘Rossonerët’ do të shpenzojnë 1 milionë euro për huazimin e futbollistit me të drejtë blerje në fund të sezonit për 4.5 milionë euro, transmeton lajmi.

Roli i 30-vjeçarit te gjiganti italian pritet të jetë si zëvendësues i Theo Hernandez i cili konsiderohet si titullar i padiskutueshëm.

Italiani, së fundmi ishte i huazuar te PSG ku qëndroi për gjysmë sezoni por gjiganti francez nuk vendosi për blerjen e tij në fund.

Kujtojme që sezoni i ri në Serie A nis më 21 gusht, Milani synon që të rikthejë titullin e kampionit pas 10 vitesh.

Komento: