Arrihet marrëveshja, Kulusevski në Juventus

22:49 | 30 Dhjetor 2019

Dejan Kulusevski përfundimisht në Juventus.

Gianluca Di Marzio bën të ditur se Juventus ka arritur marrëveshje me yllin.

Mesfushori suedez, Dejan Kulusevski, me shumë gjasë do të vazhdojë sezonin tek skuadra e Juventus.

Gazetari i njohur italian, specialist i merkatos, Di Marzio, raporton se Juve ka mbyllur marrëveshje me Kulusevski, transmeton lajmi.

19 vjeçari që luan si i huazuar tek Parma, nga Atalanta, ka pasur performanca shumë të mira, duke kapur syrin e gjigantëve evropianë.

Ai tashmë është pajtuar për t’iu bashkuar kampionëve të Serie A.

Juventus do të paguajnë rreth 40 milionë euro për transferimin e tij.

Komento: