Arrihet marrëveshja, Liverpool nënshkruan me lojtarin e Bayer Munich

21:47 | 31 Gusht 2023

Liverpool ka arritur marrëveshje për të nënshkruar me mesfushorin Ryan Gravenberch nga Bayern Munich.

Reds do të paguajnë 40 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse, raporton gazetari Fabrizio Romano.

Gravenberch do të fluturojë për në Angli këtë mbrëmje për t’iu nënshtruar ekzaminimit mjekësor të premten, shton gazetari tjetër David Ornstein.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, 21-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me Liverpoolin.

Ryan Gravenberch është futbollist holandez ku karrierën si profesionist e nisi te Ajax para se të kalonte te Bayern Munich për 18 milionë euro.

Komento: