Arrihet marrëveshja: Lojtari largohet nga Arsenali

09:22 | 29 Gusht 2021

Arrihet marrëveshja, Willian largohet nga Arsenali.

Arsenal dhe Willian kanë arritur marrëveshje për të shkëputur kontratën, vetëm një sezon pasi braziliani u transferua tek ekipi londinez.

Braziliani nuk përshtatej në stilin e lojës së menaxherit Arteta, dhe kësisoj ka vendosur që të largohet nga klubi londinez.

Pas gjashtë ditësh negociata, Willian ka arritur marrëveshje me klubin brazilian, Corinthians, në një marrëveshje dy-vjeçare, raporton Fabrizio Romano.

Sipas Romanos, dokumentacionet do të nënshkruhen gjatë ditës së sotme (e hënë), dhe më pas Willian do të udhëtoj për në Brazil të nënshkruar kontratën.

Ndërkohë sipas gazetarit të SkySports, Kaveh Solkehol, Arsenal do t’i shpëtoj rreth 20 milion funte pas shkëputjes së kontratës me Willian, pasi braziliani kishte kontratë edhe për dy vite të tjera me ekipin londinez ku përfitonte rreth 240 mij funte në javë.

Ai tek ekipi brazilian do të përfitoj rreth 70% më pak të pagës që e mori gjatë sezonit të parë me Arsenal.

Komento: