Fenerbahce ka marrë një dritë jeshile nga federata për të përfunduar nënshkrimin e yllit të Milanit, Ricardo Rodriguez.
Zvicerani është lidhur me një largim nga klubi me qendër në Milano pasi humbi vendin e tij në startin e XI që nga ardhja e Theo Hernandez në verë nga gjigantët spanjollë të La Liga Real Madrid për një tarifë transferimi të raportuar prej 20 milion €,përcjell ORAinfo.
Që atëherë, ka pasur raporte me interes nga Fenerbahce për nënshkrimin e Rodriguez në afatin kalimtar të janarit.
Është raportuar më herët se tranferimi ishte bllokuar nga Federata Turke duke përmendur rregullat e Fair Play Financiar (FFP), por duket se gjërat tashmë janë rregulluar./ORAinfo/