Arrihet marrëveshja, Milan transferon sulmuesin ‘plak’

10:37 | 17 Janar 2021

AC Milan ka arritur marrëveshje me Mario Mandzukic, dhe zyrtarizimi do të bëhet ditët e ardhshme.

Sipas “Calciomercato”, AC Milan ka arritur marrëveshje me Mario Mandzukic për tranferimin e tij në “San Siro”.

Marrëveshja do të bëhet zyrtare nga dita e sotme deri të martën, ish-sulmuesi i Juventusit, do të nënshkruajë kontratë për 18 muaj me mundësi zgjatje.

Sipas artikullit, mundësia e zgjatjes është nga gjashtë deri në 12 muaj, transmeton lajmi.

Mandzukic përfundoi kontratën e tij me Juventusin në dhjetor 2019 pas 44 golave në 162 ndeshje në të gjitha garat me “Bianconerët”.

Ai u angazhua tek skuadra e Al-duhail në ligën e Katarit, sezonin e kaluar regjistroi pesë paraqitje ndërsa këtë sezon ende nuk ka regjistruar ndonjë paraqitje.

Komento: