Arrihet marrëveshja, Milan transferon super talentin e Real Madridit

20:04 | 28 Gusht 2020

Milani ka mbyllur operacionin me te rëndësishme për sezonin e ardhshëm.

Brahim Diaz të veshë fanellen kuqezi. Sipas gazetarit Daniele Logo mungojnë vetëm vizitat mjekësore dhe nënshkrimi i kontratës.

Milani do të marrë kartonin e futbollistit 21 vjeçar në huazim me të drejtë blerjeje.

Në orët në vazhdim do të zgjidhen edhe detajet e fundit, falë ndërhyrjes së ndërmjetësit Edoardo Crnjar.

Milani i ka dhënë mandatin agjentit te FIFA-s të mbyllë marrëveshjen brenda fundjavës.

Diaz, i lindur në Malaga me origjinë marokene, do të jetë kështu blerja e dytë e Milanit 2020/2021 pas Pierre Kalulu.

Bëhet fjalë për një trekuartist që mund të luajë edhe si sulmues i jashtëm në të dy anët.

Në sezonin e fundit tek Real Madrid ka mbledhur vetëm 10 prezenca zyrtare dhe 1 rrjetë në Kupen e Mbretit.

Komento: