Arrihet marrëveshja, Milan transferon talentin e madh

08:34 | 29 Shtator 2020

AC Milan ka arritur marrëveshje për transferimin e yllit norvegjez, Jens Petter Hauge.

Lojtari pritet të arrijë në Milano për vizitat mjekësore dhe zyrtarizimi i tij pritet të ndodh ditëve në vazhdim, përcjell ORAinfo.

Milan kishte kohë që ishte duke e përcjellur Hauge, ndërsa vendimin e mori kur kuqezinjtë u përballen me klubin e norvegjezit javën e kaluar në kuadër të kualifikimeve në Europa League.

Në këtë ndeshje, Hauge arriti të shënoj një gol dhe një asistim, duke i bindur kështu drejtuesit e Milan që ta sjellin atë në San Siro.

Raportohet se Milan do t’i kushojë Hauge rreth 5 milionë euro, shumë kjo e përballushme për Milanin. /ORAinfo/

Komento: