Arrihet marrëveshja, Muller do ta djersit këtë fanellë sezonin e ardhshëm

17:30 | 01 Prill 2020

Thomas Muller do të mbetet te Bayern Munich.

Derisa bisedimet mes Bayern Munich dhe Manuel Neuer kanë ngecje të mëdha, e njëjta nuk mund të thuhet për Thomas Muller.

Bild raporton se ka dakordim mes klubit dhe Muller për nënshkrimin e një kontrate të re, përcjell lajmi.

Muller do të nënshkruajë me Bayern deri në vitin 2023.

Paga e tij me kontratën e re nuk do të ndryshojë.

Komento: