Arrihet marrëveshja, Napoli transferon talentin e madh

13:06 | 30 Prill 2020

Napoli ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin brazilian të Lilles, Gabriel Magalhaes, shkruan “Tuttomercatoweb”.

Raportohet se për Gabrielin ishin interesuar edhe Evertoni, Arsenali, Chelsea e Leicester City, por Napoli ka fituar garën.

Ndonëse Gabriel i ishte nënshtruar disa javë më parë testeve mjekësore te Evertoni, kurrë nuk u firmos kontrata.

Kjo i dha mundësi Napolit që të ndërhyjë dhe të arrijë marrëveshje personale me 22-vjeçarin.

Mirëpo, ka mbetur ende të arrihet marrëveshje me klubin e Gabrielit,Lillen.

Napoli pritet të paguajë rreth 30 milionë euro dëmshpërblim, plus pesë milionë shtesë në bonuse.

Komento: