Arrihet marrëveshja, Rangnick tek Milan, largohet nga San Siro legjenda e klubit

20:11 | 06 Korrik 2020

Flitet se marrëveshja mes Ralf Rangnick dhe Milanit është arritur, dhe se gjermani do bëhet trajneri i kuqezinjëve sezonin tjetër.

Roli i Rangnick ka qenë i pazgjidhur, pasi interesimi i Milanit për të ishte prej kohësh i ditur.

“Sky Sport Italia” “Tuttomercatoweb” dhe “MilanNews.it” janë të gjitha në të njëjtën linjë që Rangnick do ketë pushtet të plotë tek Milani, do jetë trajner, drejtor sportiv dhe madje do jetë edhe tek departamenti i mjekësisë.

Ivan Gazidis e ka informuar tashmë drejtorin Paolo Maldinin për ardhjen e Rangnikut.

Me ardhjen e gjermanit nuk do ketë më vend për drejtor tek Milani për Maldinin, ku Gazidis i ka ofurar rolin e ambasadorit të klubit, ku me shumë mundësi Maldini do e refuzojë.

Komento: