Arrihet marrëveshja, Rrahmani transferohet të gjiganti evropian

08:33 | 10 Janar 2020

Amir Rrahmani arrin marrëveshje me Napolin.

Gianluca Di Marzio ka bërë të ditur se Amir Rrahmani do të transferohet te Napoli për 14 milionë euro.

Po ashtu, ka zbuluar se kapiteni i Kosovës, do të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare me klubin italian dhe do të fitojë 1.5 milion euro në sezon.

Rrahmani do të mbetet pjesë e Hellas Veronës deri në fund të sezonit dhe në verë, do të bashkohet me Napolin.

25-vjeçari, do t’i kryejë testet mjekësore gjatë javës që vjen dhe raportohet se do të jetë zëvendësues i Koulibalyt, i cili pritet të largohet gjatë verës.

Paraqitjet fantastike me Hellas Veronën, ku u shpall mbrojtësi me më së shumti duele të fituara në pjesën e parë të kampionatit në Serie A, ka bërë që futbollisti nga Prishtina të marrë oferta edhe nga disa klube të tjera.

Komento: