Arrin në 125 numri i të helmuarve nga ushqimi në Malishevë

15:27 | 14 Tetor 2023


Ka shkuar në 125 numri i të helmuarve nga ushqimi në një lokal në Malishevë.

Këtë e ka thënë, Afrim Krasniqi, drejtor i QKMF-së së qytetit të Malishevës.

Pak orë më herët, Krasniqi kishte treguar për Front Online se numri i personave të helmuar kishte shkuar në 100.

Policia e Kosovës sot ka njoftuar se është arrestuar pronari i lokalit dhe me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Komento: