​Arrin në Kosovë grupi i 37 rotativ i Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it

19:08 | 12 Dhjetor 2024
​arrin-ne-kosove-grupi-i-37-rotativ-i-njesise-policore-te-specializuar-te-eulex-it

Grupi i 37 rotativ i Njësisë Policore të Specializuar (NJPS) të EULEX-it nga Polonia ka zbarkuar në Kosovë.

Shefi i misionit evropian Giovanni Pietro Barbano ka falënderuar shtetin e Polonisë për mbështetjen e palëkundur në ruajtjen e stabilitetit të Kosovës.

“Njësia e Policore e Specializuar ka një ndikim kritik në mbështetjen e stabilitetit në Kosovë si reagues i dytë i sigurisë dhe në monitorimin e zhvillimeve të sigurisë. Ishte një kënaqësi e madhe të mirëpresim sot rotacionin e 37-të të NJPS të EULEX-it”.

“Faleminderit Poloni për mbështetjen e patundur”, ka shkruar ai në X.

The Formed Police Unit has a critical bearing in supporting the stability of Kosovo: as 🇽🇰 2nd security responder & in monitoring security developments.
It was a great pleasure welcoming the XXXVII rotation of the #EULEX FPU today.
Thankful to 🇵🇱 for its steadfast support! pic.twitter.com/EVXGpKIYAq

— Giovanni Pietro Barbano (@EulexHoM) December 12, 2024

Komento: