Arsenal arrin marrëveshje me yllin e PSG-së

18:35 | 18 Janar 2020

Arsenali raportohet se është në prag të përfundimit të një marrëveshje me yllin e Paris Saint-Germain, Layvin Kurzawa.

Pavarësisht se kanë në dispozicion Kieran Tierney dhe Sead Kolasinac, Gunners duan të përforcohen, përcjell ORAinfo.

Si rezultat i marrëveshjes së tij që do të skadojë gjatë verës, 27-vjeçari është në gjendje të zhvillojë negociata me klube të huaja përpara se të kërkojë një marrëveshje parakontrale.

Sipas France Football, diskutimet kanë arritur në një përfundim pozitiv, duke e vendosur mbrojtësin në një pozitë për të kaluar në verë në stadiumin Emirates./ORAinfo/

Komento: