‘Arsenal dhe Milan po me kërkojnë, unë dëshirojë kalimin tek ky ekip’

13:53 | 22 Nëntor 2021

Sanches konfirmon largimin nga Lille

Mesfushori i Portugalisë, Renato Sanches ka konfirmuar largimin e tij nga kampioni në fuqi i Francës, Lille.

Sanches ka thënë se në afatin kalimtar të janarit, do të ndërrojë ambient dhe tashmë ai ka bërë të ditur se ka oferta nga Arsenali e Milani. Te ekipi francez, më herët kanë pranuar se Sanches mund të largohet nëse marrin një ofertë prej 30 milionë eurosh.

“Agjenti im po merret me këtë çështje, ndonëse Arsenali e Milani janë të interesuar. Milani është një klub i madh dhe më pëlqen. Unë tashmë kam biseduar me agjentin tim dhe jam i gatshëm për një lëvizje tjetër në karrierë”, është shprehur Sanches.

24-vjeçari ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2023 dhe këtë sezon ka tetë paraqitje dhe një asistim në të gjitha garat.

Komento: