Arsenal- Huddersfield, përfundon ndeshja, rezultati befasues

18:14 | 08 Dhjetor 2018

Arsenal, ka vuajtur jashtë mase ndaj Huddersfield, por gjithsesi ka marrë fitoren në fund të takimit teksa rezultati përfundimtar ishte 1-0.

Topçinjtë kanë shfaqur lodhjen e akumuluar pas dy sfidave të vështira ndaj Tottenham dhe Manchester United.
Skuadra e Emery kishte mundësi shënimi, por nuk arriti t’i shfrytëzonte teksa dyshja Aubameyang dhe Lacazette nuk ishin në ditën e tyre më të mirë.

Kur dukej sikur Arsenal do të dilte pa tre pikët nga kjo ndeshje, ishte goli fantastik i Torreira-s ai që vendosi takimin në favor të vendasve në Emirates.

Ai është gjendur i vetëm brenda zonës pas pasimit të Aubameyang, duke shënuar me një roveshiatë të bukur. Arsenal ngjitet në vend të tretë me 34 pikë të tubuara.

Komento: