Arsenal nis bisedimet me yllin e Juventus – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Arsenal nis bisedimet me yllin e Juventus

17:41 | 22 Maj 2020

Arsenali i nis bisedimet me Rabiotin.

“Topçinjtë” shihen si favoritë për ta transferuar mesfushorin francez, i cili i ka prishur punët me Juventusin.

Arsenali i ka nisur bisedimet me Adrien Rabiotin, njofton mediumi francez “Le10Sport”.

Mesfushori francez ka mundësi të transferohet në “Emirates Stadium” gjatë verës që vjen.

Përfaqësuesi francez i ka prishur punët me Juventusin së fundmi dhe pritet të largohet nga Torino.

Gjithashtu, interesim për ish-futbollistin e Paris Saint-Germainit ka shfaqur edhe Evertoni në Angli.

Prandaj, nuk përjashtohet mundësia që 25 vjeçari ta vazhdojë karrierën në Premierligë.

Komento: