Arsenal po shet Xhakën, ia cakton këtë çmim

09:21 | 29 Dhjetor 2019

Granit Xhaka së shpejti do të largohet nga Arsenal.

Emri i Xhakës po lidhet me një largim të mundshëm nga Arsenal, tash e disa muaj, dhe duket se mesfushori kosovar ka gjetur skuadrën e re.

Hertha Berlin nga Bundesliga është skuadra që dëshiron shërbimet e Granitit, dhe duket se ata kanë marrëveshje me lojtarin.

Por, është skuadra e Arsenal ajo që po hap telashe në këtë transferim, me shumën që kërkon për kartonin e lojtarit.

Arsenal kërkon 40 milionë euro për shërbimet Xhakës, transmeton lajmi.

Hertha Berlin kanë ofruar 35 milionë euro deri më tani, duke qenë me 5 milionë euro më poshtë se kërkesa.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet një marrëveshje mes Hertha dhe Arsenal, për Xhakën.

Komento: