Arsenal – PSG, po arrihet marrëveshja për yllin e madh

20:58 | 16 Janar 2020

Arsenali po e transferon yllin e Paris Saint-Germain.

Arsenali po mbyll marrëveshjen për të nënshkruar me mbrojtësin e PSG-së, Layvin Kurzawa.

Topçinjtë janë në bisedime me kampionët e Ligue 1 për një lëvizje për mbrojtësin e majtë, të cilit i kanë mbetur vetëm gjashtë muaj nga kontrata e tij aktuale.

Diskutimet midis dy klubeve janë në një fazë të përparuar, me Arsenalin që shpreson të përfitojë nga fakti kur Kurzaëa do të jetë i disponueshëm për transferim falas në fund të sezonit.

Klubi verior i Londrës po bën presion për të bërë një marrëveshje për një tarifë nominale për 27-vjeçarin, i cili u transferua në PSG nga Monaco në 2015 në një marrëveshje me vlerë afër 22 milionë euro.

Që atëherë ai ka fituar tre tituj të ligës në Parc des Princes, si dhe tre Kupa të Francës dhe tre Kupa të ligës.

Kohëve të fundit ai ka pasur probleme me minutazh, sidomos edhe pas dëmtimeve të shumta.

Komento: